Rikthehet jeta në Bagdad

21:27 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Nëpër lulishte vajzat kanë rifilluar të dalin për piknik, ndërsa në parqe lodrash fëmijët mund të argëtohen sërish.

Kjo është pamja e re e Bagdadit, kryeqytetit të Irakut, ndërsa një pjesë e mirë e vendit vazhdon të jetë i përfshirë nga konflikti dhe luftërat e përgjakshme.

Sipas parashikimeve të studiuesve, brenda vitit 2035, Bagdadi do të jetë një prej 48 mega-qyteteve të botës, me mbi 10 milionë banorë.

Deri sa të arrijë kjo ditë, banorët që jetojnë aty, përpiqen të shijojnë sa më shumë qetësinë, pasi lufta ndaj ISIS duket e fituar.

(Fotot janë realizuar nga fotografi i “The Guardian”, Sean Smith)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme