Prej nëntë javësh rresht kurva e pandemisë Covid-19 në Itali është në trend progresiv rritje si në numrin e të infektuarve ashtu dhe në numrin e personave që kërkojnë kurim spitalor dhe atyre që ndodhen në repartet e terapisë intensive.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2844 të infektuar më shumë e 27 viktima, ndërsa momentalisht janë 55,566 persona aktivë pozitivë me koronavirus.
Shifra të tilla në Itali nuk ishin regjistruar prej 24 prillit 2020.
Trendi në rritje i të infektuarve ka detyruar autoritetet lokale në disa rajone italiane të ndërmarrin masa shtesë për të mbajtur nën kontroll rrezikun e infektimit tek banorët.
Prej ditës së sotme në Romë e në të gjitha komunat e rajonit Lazio maska është bërë e detyrueshme dhe në ambientet e hapura , në çdo orë të ditës me përjashtim të minorenëve nga 0 në 6 vjeç, raporton oranews.
Po të njëjtin vendim ka ndërmarrë dhe rajoni i Puglias, më i afërti gjeografikisht me Shqipërinë.
Guvernatori i këtij rajoni Michele Emiliaono ka informuar se prej datës 4 tetor, maska sanitare do të jetë e detyrueshme në çdo ambient të hapur e të mbyllur dhe në Puglia.
Ndërkohë mediat italiane informojnë se qeveria Conte po merr në vlerësim shtyrjen e fazës së emergjencës shëndetësore kombëtare deri më 31 janar 2021 e jo deri më 31 dhjetor 2020 siç ishte parashikuar më parë.
Ministria e Brendshme Italiane ka lëshuar një urdhëresë për të gjithë prefektët me rekomandimet e shtimit të kontrolleve për respektimin e normativës anti-covid si në ambientet publike ashtu dhe në mjetet e transportit.
“Nuk mund të lejojmë që sakrificat e bëra deri më sot në shkojnë dëm”, është shprehur kryeministri Conte, i cili ka kërkuar nga të gjithë më shumë vigjilencë e respekt ndaj masave të distancimit social.
“Ia dolëm të kapërcejmë fazën më akute të pandemisë e nuk duhet të lejojmë që ajo të rikthehet”, ka deklaruar ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...