Google ADS

Rikthehet COVID-19 në Kinë – 40 raste të reja, 27 prej tyre në Pekin

10:43 | 16 Qershor 2020
Arbresh Info

Në Kinë janë konfirmuar 40 raste të reja me coronavirus, ku 27 prej tyre janë në Pekin, kanë bërë të ditur zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë në Kinë.

Kështu numri i rasteve të reja në Pekin nga e premtja ka shkuar në 106, ku si pasojë e kësaj autoritetet lokale kanë vënë masa mbrojtëse që të luftohet dhe parandalohet vala e re e epidemisë që filloi në një treg.

Gjithashtu kanë filluar testimet masive, kurse tregu që shet pemë dhe perime si dhe fruta deti është mbyllur për shkaqe sigurie për ta luftuar valën e dytë të mundshme.

Ata që kanë pasur kontakt me rastet e konfirmuara nuk do t’ju lejohet të largohen nga qyteti, kurse janë anuluar edhe disa linja të trafikut urban.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme