Më shumë se 35 mijë hektarë pyje janë djegur të shtunën jo shumë larg kryeqytetit australian, Canberra, ndërsa zyrtarët u detyruan ta mbyllnin një autostradë të rëndësishme për shkak të rrezikut nga flakët.
Banorët e disa zonave përreth kryeqytetit u paralajmëruan nga autoritetet se tashmë është shumë vonë për t’u larguar dhe se duhet të përpiqen të kërkojnë strehim në këtë zonë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Gjashtë zjarre afër rajonit New South Wales janë duke u përhapur në mënyrë të pakontrolluar, njoftuan zyrtarët, ndërsa meteorologët paralajmëruan mot të nxehtë dhe me erë gjatë fundjavës, duke e shtuar edhe më shumë rrezikun e përhapjes së flakëve.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, nga zjarret në vendin e largët kanë vdekur së paku 33 persona, janë shkatërruar mijëra shtëpi dhe janë djegur më shumë se 11 milionë hektarë sipërfaqe tokësore.
“Problemi që e kemi me zjarret është se ato vetë po i përcaktojnë kushtet e motit dhe bashkë me erën po forcohet intensiteti i flakëve”, tha komisionerja e shërbimeve emergjente, Georgeina Whelan.
Rreth 60 vatra të zjarrit po vazhdojnë të jenë aktive në rajonin New South Wales, ndërsa gjashtë prej tyre janë jashtë kontrollit.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...