Shtatë nga dhjetë trenat e shpejtë të Francës do të qarkullojnë të shtunën në tri linja kryesore, një pasi sabotuesit paralizuan pjesën më të madhe të rrjetit të trenave, në ditën kur në Paris nisën Lojërat Olimpike.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e koordinuara me zjarrvënie gjatë natës në kutitë e kabllove në kryqëzimet strategjike në veri, jugperëndim dhe lindje të Parisit, ku të premten u mbajt ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike.
Punëtorët e sistemit të hekurudhave penguan përpjekjet për të shkatërruar pajisjet e sigurisë në një linjë tjetër, që kompania hekurudhore SNCF e cilësoi si “sulm masiv”.
“Shtatë nga dhjetë trenat po udhëtojnë me një vonesë prej një apo dy orësh”, tha SNCF-ja përmes një deklarate.
Kjo kompani tha se punëtorët kanë punuar natën në “kushte të vështira, në shi, për të mundësuar përmirësimin e linjave të trenave të shpejtë që u prekën nga akte sabotuese”.
“Në këtë fazë, trafiku do të ketë pengesa të dielën në aksin e Veriut dhe do të ketë përmirësime në aksin e Atlantikut gjatë fundjavës”, tha kompania, duke shtuar se pasagjerët do të njoftohen përmes mesazheve telefonike dhe emaileve për trenat që punojnë.
SNCF-ja vlerëson se të paktën 250.000 pasagjerë u prekën të premten si pasojë e zjarrvënieve.
Sulmet e koordinuara u kryen në orën 04:00 të së premtes./rel
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...