Tregu i Krishtlindjes në qytetin francez të Strasburgut është rihapur, dy ditë pas sulmit të kryer nga një person i armatosur gjatë të martës mbrëma.
Cherif Chekatt është vrarë të enjten nga policia në një rrugë të qytetit pasi kishte hapur zjarr ndaj policisë, transmeton portali arbresh.info.
Tre persona kanë vdekur pas të shtënave në treg dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë.
Ministri i brendshëm Christophe Castaner është duke vizituar tregun teksa rihapet, duke folur me tregtarët.
Roland Ries, kryebashkiaku i Strasburgut tha se siguria do të ishte e ngushtë: “Ne kemi kufizuar numrin e hyrjeve me pikat e kontrollit, kërkimet e trupit dhe kërkimet në qese.
Strasburg tregton veten si “kryeqyteti i Krishtlindjeve” dhe tregu i tij festiv është një magnet për turistët, duke tërhequr dy milionë vizitorë çdo vit.
Qyteti kishte qenë në bllokadë pas sulmit, ndërsa më shumë se 700 policë dhe ushtarë kërkonin të dyshuarin.
Chekatt, 29 vjeç, kishte një seri dënimesh kriminale në Francë dhe Gjermani dhe ishte bërë një islamik radikal në burg./Arbresh.info/
Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë ...
Zgjedhjet 2025, Çitaku: Përgjatë fushatës kemi përgatitur 17...
Zgjedhjet gjermane 2025 – kush është përpara në sondazhe?
Hamza: Koha të punojmë së bashkë për ta bërë Kosovën ma të m...
Spitalet e Turqisë po iu kërkojnë pagesa private pacientëve ...
Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital