Rihapet pjesërisht sistemi i transportit në Hong Kong

09:10 | 6 Tetor 2019
Arbresh.info

Rihapet pjesërisht sistemi i transportit në Hong Kong

Operatori i transportit të Hong Kongut MTR ka rifilluar shërbimet e metrosë por disa stacione mbesin të mbyllura për shkak të vandalizmit serioz gjatë trazirave të së premtes.

Shërbimet ishin pezulluar pasi stacionet dhe bizneset u sulmuan nga demonstruesit që protestuan kundër qeverisë.

Protestat pësuan një goditje të madhi kur Gjykata e Lartë hodhi poshtë ndryshimin e ligjit që ndalonte protestuesit që të veshin maska në fytyrë.

Gjykata tha se ligji nuk mohon të drejtat e shprehjes së lirë.

Shefi ekzekutiv Carrie Lam prezantoi ligjin për ndalimin e maskave duke evokuar fuqitë e epokës koloniale.

Të shtunën, ajo mbrojti vendimin e saj, duke thënë se Hong Kongu kishte kaluar një “natë shumë të errët” të “dhunës ekstreme”.

Një numër stacionesh metro në qendër të Hong Kongut do të qëndrojnë të mbyllura të dielën për riparime, dhe shërbimet e trenave do të përfundojnë në orën 21:00, tre orë më herët se zakonisht.

Shumë dyqane dhe biznese që kanë mbetura të mbyllura nga dita e shtune do të rihapen të dielën në mëngjes, protesta të tjera antiqeveritare priten edhe më vonë gjatë ditës shkruan “BBC”, përcjell arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme