Autoriteti Palestinez ka njoftuar të martën se do të rivendosë lidhjet me Izraelin, të shkëputura më herët për shkak të planeve të Izraelit për aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor.
“Ne kemi pranuar një letër nga Izraeli ku zotohet se do të respektojë marrëveshjet me ne, prandaj ne do të rivendosim kontaktet”, tha kryeministri palestinez Mohammed Shtayyeh, i cituar nga mediat lokale.
Bazuar në këtë vendim, palestinezët do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe do të pranojnë borxhet e taksave për Izraelin, ashtu siç ka qenë para verës.
Në maj, presidenti palestinez Mahmous Abass ndërpreu lidhjet me SHBA-në dhe Izraelin, si reagim ndaj planeve të Izraelit për aneksim, që u pezulluan pas marrëveshjes se Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahjrenin në shtator të këtij viti. \ Rel
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...