Rezultatet e pjesshme zyrtare tregojnë se turqit kanë votuar për ti dhënë presidentit Rexhep Tajip Erdogan kompetenca gjithëpërfshirëse në referendumin e mbajtur sot.
Me më shumë se 50% të votave të numëruara, “Po” kanë votuar mbi 58% e votuesve, dhe “Jo” kanë votuar rreth 42% prej tyre.
Mbështetësit e Erdogan thonë se zëvendësimi i sistemit parlamentar me një presidencë ekzekutive do të modernizojë vendin.
Por kundërshtarët kanë frikë se kjo mund të çojë në autoritarizëm të madh.
Votimi “Po” do të bëjë që Erdogan të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2029.
Rreth 55 milionë njerëz kishin të drejtë për të votuar në 167,000 vendvotime./Arbresh.info
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës