Revolucioni paqësor ia jep pushtetin liderit të opozitës

17:18 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Lideri i opozitës Nikol Pashinyan është zgjedhur kryeministri i ri i Armenisë, duke ia vënë kapakun revolucionit paqësor me javë të tëra protesta kundër korrupsionit dhe nepotizmit në ish republikën sovjetike.

Moska, e cila ka një bazë ushtarake në Armeni, është e kujdesshme për një ndryshim të pakontrolluar të pushtetit që do ta tërheqë vendin nga orbita e tij, por Pashinyan ka ofruar siguri se ai nuk do të shkëputet me Kremlinin, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti rus Vladimir Putin përgëzoi Pashinyan për zgjedhjen e tij.

Zgjedhja e Pashinyan, një ish redaktoi i gazetave që ka kaluar kohë në burg për nxitjen e trazirave, shënon një këputje dramatike me kuadrin e sundimtarëve që kanë drejtuar Armeninë që nga fundi i viteve 1990./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme