Google ADS

Revolta e 70 mijë studentëve

21:02 | 12 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Më shumë se 70 mijë studentë në të gjithë Italinë janë revoltuar sot kundër politikave të qeverisë për kostot ekonomike të studimit.

Protestat kanë denoncuar gjithashtu mungesën e burimeve dhe masave konkrete për të luftuar pasigurinë në tregun e punës. Në Torino shumë studente kanë djegur manikinë që përfaqësojnë Matteo Salvinin dhe Luigi Di Maion.

Protesta nga studentet e Romës nisi më thirrjen “Kush ka frike te ndryshoje? Ne jo!” Manifestimi i protestës u përqendruar përpara Ministrisë së Arsimit. Sipas organizatorëve, numri i pjesëmarrësve në shesh ka qenë 5000 studentë! Një mur i ndërtuar me kuti kartoni mbi të cilat ishin vendosur fotografi të ministrave të qeverisë u shkallmua agresivisht nga studentët e Romës. Ndërsa në Napoli protesta nisi në sheshin Garibaldi, ku studentë dhe emigrantë bashkë mbanin në duar tabela ku shkruhej: “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë”! Manifestuesit, të shoqëruar nga forcat e policisë e përqendruan protestën e tyre në institucionin e prefekturës.

“Të gjithë flasin për ne, por askush nuk flet me ne”, ishte slogani që përdoren studentët protestues në Bari. Ndërsa në Palermo slogani kryesor ishte: Nëse qeveria nuk ka frikë të ndryshojë, ta demostrojë duke investuar në arsim!/tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme