Google ADS

Revista Time: Izraeli po humbet mbështetje në mbarë botën

08:21 | 23 Janar 2024
R J

Në revistën TIME theksohet se mbështetja për Izraelin është ulur në mbarë botën që nga 7 tetori e deri më tani.

Sipas të dhënave që TIME ka siguruar nga kompania hulumtuese “Morning Consult”, është vërejtur se në 42 nga 43 vende është ulur mbështetja ndaj Izraelit.

Anketimi u bazua në 300 deri në 6 mijë përgjigje të marra mes tetorit dhe dhjetorit 2023 në 43 vende nga 6 kontinente.

Sipas kësaj, shumica e opinionit “pozitiv” ndaj Izraelit në Kinë, Afrikën e Jugut, Brazil dhe vende të tjera të Amerikës Latine ka evoluar në “negativ”.

Në Japoni, Korenë e Jugut dhe Britani të cilat aktualisht kanë mendim “negativ” për Izraelin, ka pasur një rënie të ndjeshme të përqindjes së njerëzve që mbështesin këtë vend.

Kur krahasohet me të dhënat e shtatorit 2023, numri i atyre që kanë paraqitur mendim negativ kundër Izraelit në anketën e fundit është rritur nga 39 në 62 për qind, në Korenë e Jugut nga 5 për qind në 47 për qind, ndërsa në Britani nga 17,1 për qind në 29,8 për qind.

SHBA-ja, vendi i vetëm është ende “pozitiv” kundrejt Izraelit

Ndërkohë, bëhet e ditur se mbështetja e SHBA-së për Izraelin ka vazhduar edhe pse është ulur. Nga 18,2 për qind është ulur në 16 për qind norma e atyre pjesëmarrësve që kanë dhënë mbështetje për Izraelin.

Sonnet Frisbie, zv/kryetarja e njësisë së inteligjencës politike të Morning Consult në një deklaratë për Time, bëri vlerësimin se “Këto të dhëna tregojnë se në çfarë rruge të vështirë ndodhet Izraeli në komunitetin ndërkombëtar aktualisht”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme