Një numër i revistës së përjavshme ruse, Sobesednik, kushtuar pjesërisht Alexei Navalnyt, është tërhequr nga tezgat në Moskë, njoftoi bordi i redaktorëve i revistës, teksa autoritetet ruse po vazhdojnë ta luftojnë çdo manifestim publik që e nderon kundërshtarin e ndjerë të Kremlinit.
Vdekja e Navalnyt në një burg të largët të Arktikut u raportua më 16 shkurt, duke nxitur pikëllim dhe zemërim të madh në Rusi dhe nëpër gjithë botën, pasi autoritetet ruse nuk kanë pranuar t’ia dorëzojnë familjes trupin e Navalnyt duke i rritur dyshimet për shkaktarin e vdekjes së tij.
Zyrtarët rusë thanë se shkaktari ishte sindromi “vdekje e papritur”.
Derisa shumica e gazetave të shtypura në Rusi nuk ishin marrë fare me vdekjen e Navalnyt, numri i fundit i Sobesednikut, i cili shfaqte një fotografi të Navalnyt duke buzëqeshur në ballinën e revistës e shoqëruar nga një mbishkrim, “…por ka shpresë!” u lëshua më 21 shkurt.
Ajo përmbante raportime nga përkujtime spontane për vdekjen e Navalnyt në disa qytete ruse dhe komente nga figurat publike, aktivistët për të drejtat e njeriut gazetarët si, fituesi i Çmimit Nobel për Paqe 2021, Dmitry Muratov.
Gazetarja e Sobesednikut, Elena Milchanovskaya, tha për kanalin SotaVision në Telegram se redaktorët nuk ishin njoftuar pse të gjitha kopjet e revistës ishin konfiskuar nga autoritetet në Moskë.
“E gjithë kjo është shumë serioze dhe madje paksa e frikshme për ne”, tha Milchanovskaya.
Vdekja e Navalnyt pasi ishte burgosur në kushte tejet të rënda në burgun e largët të Arktikut, në rajonin verior të Rusisë, Yamalo-Nenets, i nxiti qindra rusë të mblidhen në kujtim të tij, por ata u shpërndanë menjëherë nga autoritetet.
Sipas OCD-Info, mes 16 dhe 19 shkurtit, forcat e sigurisë i arrestuar 397 njerëz në 39 qytete gjatë tubimeve në kujtim të Alexei Navalnyt.
Lyudmila Navalnaya, nëna Navalnyt, ka dorëzuar një padi në një gjykatë ruse duke kërkuar lirimin e trupit të të birit, një ditë pasi iu lut presidentit rus Vladimir Putin t’ia dorëzojë trupin e tij.
Putini nuk është përgjigjur./rel/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...