Mosmarrëveshjet mbi praninë e ardhshme ushtarake të Izraelit në Gaza dhe lirimi i të burgosurve palestinezë po pengojnë arritjen e një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit. Burimet thanë për Reuters se mosmarrëveshjet vinin nga kërkesat që Izraeli ka paraqitur që kur Hamasi pranoi një version të një propozimi për armëpushim të shpalosur nga Presidenti i SHBA Joe Biden në maj.
Burimet thanë se Hamasi ishte veçanërisht i shqetësuar për kërkesën e fundit për të mbajtur trupat të dislokuara izraelite përgjatë Korridorit Netzarim, një brez lindje-perëndim të cilin Izraeli e pastroi gjatë luftës aktuale që pengon lëvizjen e lirë të palestinezëve midis veriut dhe jugut të Gazës, si dhe trupa ushtarëk të vednosur në Korridorin e Filadelfit që lidh Gazën me Egjiptin.
Kontrolli aktual i Izraelit në Korridorin e Filadelfit i jep atij kontrollin e kufirit të Gazës me Egjiptin, i vetmi vendkalim i enklavës që nuk kufizohet me Izraelin.
Hamasi shprehet se Izraeli i ka ndryshuar kushtet dhe parametrat e tij “në minutën e fundit” dhe shqetësohet se çdo lëshim që ai bën do të pasohej nga më shumë kërkesa, tha një nga burimet, i cili është afër bisedimeve.
Hamasi tha se propozimi i dalë nga bisedimet e javës së kaluar ishte shumë afër pozicioneve të fundit të Netanyahut që vendosin kushte të reja. Ai u kërkoi ndërmjetësve që t’i përmbahen zbatimit të një versioni të korrikut të marrëveshjes kuadër, në vend të fillimit të negociatave të reja.
Në një deklaratë përpara bisedimeve javën e kaluar, zyra e Netanyahut mohoi të bënte kërkesa të reja, duke thënë se pozicioni i saj bazohej në propozimin e mëparshëm.
Sipas një burimi të dytë pranë bisedimeve, Izraeli propozoi që një marrëveshje për kthimin e palestinezëve të paarmatosur në veri të Gazës do të binte dakord “në një datë të mëvonshme”.
Një diplomat perëndimor, duke përshkruar kërkesat e fundit të Izraelit në bisedimet e udhëhequra nga SHBA, tha se duket se Shtetet e Bashkuara kishin pranuar ndryshimet e propozuara nga Netanyahu, duke përfshirë një vendosje të vazhdueshme ushtarake izraelite në dy korridore.
Një zyrtar amerikan e kundërshtoi këtë sugjerim, duke thënë se negociatat mbi “zbatimin” do të synonin të zgjidhin mosmarrëveshjet mbi korridoret Filadelfi dhe Netzarim, numrin e të burgosurve palestinezë dhe kush të lirohej ndër tema të tjera.
Blinken gjithashtu kundërshtoi çdo sugjerim që trupat izraelite të pushtonin Gazën në një bazë afatgjatë, duke thënë në konferencën për shtyp se plani dhe vendndodhja e tërheqjeve ushtarake izraelite ishin shumë të qarta në marrëveshje.
Shtetet e Bashkuara, së bashku me ndërmjetësit Katar dhe Egjipt, po përpiqen të mbajnë gjallë negociatat për t’i dhënë fund luftës 10-mujore të Izraelit në Gaza dhe për të kthyer pengjet e mbetura të kapur nga Hamasi më 7 tetor./rtsh/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë