Një numër i konsiderueshëm i gazetarëve që raportojnë për COVID-19 , po shfaqin shenja ankthi dhe depresioni, sipas një studimi mbi gjendjen aktuale të situatës emocionale të reporterëve.
Edhe gazetarëve me përvojë që punojnë për organizata të mëdha mediatike e të mirë-financuara, shpesh u duhet të luftojnë për të përballuar kërkesat mbi raportimin e pandemisë. Hulumtimi i realizuar nga Instituti Reuters për Studimin e Gazetarisë dhe nga Universiteti i Torontos, përfshiu një sërë reporterësh, të cilëve iu bënë një varg pyetjesh lidhur me punën e tyre, shëndetin mendor dhe shqetësimet që kanë përjetuar qershorin e këtij viti, gjatë një periudhe kur në njëfarë mënyrë, të gjitha vendet u prekën nga COVID-19. Studimi u drejtua nga doctor Anthony Feinstein, Profesor i Psikiatrisë në Universitetin e Torontos dhe Meera Selva, Drejtore e Programit të Fellowship Journalist në Institutin Reuters.
Ai mbështetet në punën që ka bërë Feinstein mbi gjurmët që lë tek gazetarët raportimi për ngjarje ekstreme, duk përfshirë këtu sulmet terroriste të 11 shtatorit, luftën në Irak, krimin e organizuar në Meksikë, sulmin e al-Shabaab në qendrën tregtare Westgate në Kenia, etj. Anketimi I kryer mbi një kampion prej 73 gazetarësh nga organizata ndërkombëtare mediatike, të cilët gjatë qershorit mbuluan lajmet e koronavirusit, tregoi se rreth 70% e tyre kishin pasur shqetësime psikologjike dhe 26% kishin shenja të forta klinike ankthi që përfshijnë pagjumësinë, përqendrimin e ulët dhe një lodhje shumë të madhe.
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...