Reshjet e dendura të shiut kanë goditur kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vërshimet e ujit që goditën disa pjesë të qytetit e bënë të vështirë dhe në disa pjesë e bllokuan plotësisht trafikun. Dëme të konsiderueshme materiale janë shkaktuar në një numër të madh të automjeteve si dhe në lokalet afariste.
Janë duke vijuar operacionet për shpëtimin e njerëzve që ndodhën në automjete kur shpërthyen vërshimet e ujit, ndërsa sasi të konsiderueshme të ujit janë mbledhur në nënkalime.
Instituti meteorologjik paralajmëron popullatën lokale se reshjet mund të zgjasin deri në mbrëmje.
Qytetarët janë paralajmëruar të marrin masa parandaluese kundër rreziqeve nga vërshimet e ujit, rrezikut nga bubullima si dhe erërat e forta.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...