30 shtetet amerikane janë prekur nga stuhia e dëborës Blair, ndërsa 7 prej tyre kanë shpallur gjendjen e emergjencës pasi kjo stuhi e cila eshtë konsideruar stuhia më e madhe e dëborës në një dekadë, ka sjellë ndërprerje të rënda të tradikut në Midwest dhe përgjatë Bregut Lindor.
Në Kansas, Missouri, Kentaki, Virxhinia, Virxhinian Perëndimore, Arkansas si dhe në disa pjesë të Nju Xhersit ka pasur anulim të qindra fluturimeve dhe vonesa në mijëra të tjerë.
Zyrtarët kanë njoftuar për mbylljen e shkollave dhe autoriteteve ndërsa nga Stuhia Blair janë prekur mbi 60 milionë qytetarë Amerikan. Stuhia Blair po përhapet këtë të hënë edhe Ohio, Pensilvani dhe Maryland por gjithashtu edhe në Washington DC.
Dëbora e madhe që po sjell stuhia Blair nuk do të pengojë Kongresin Amerikan që të mblidhet këtë të hënë për të certefikuar zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit ka deklaruar kryetari pepublikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson. Si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës në disa shtete amerikane trashësia e saj i ka kaluar mbi 30 centimetër. Borëpastrueset po punojnë në mënyrë aktive ndërsa dëmet nga kjo stuhie e madhe dëbore pritet të arrijnë në miliarda dollarë.
Pas stuhive të dëborës në fundjavë, paralajmërimi për mot të keq vijon edhe në Mbretërinë e Bashkuar me metereologët që thonë se reshjet e dëborës do të godasin Anglinë Jugore në nisje të kësaj jave. Më shumë se 260 paralajmërime për përmbytje janë lëshuar në Uells dhe disa pjesë të Anglisë./abcnews.al
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë