Kandidati për legjislaturën shtetërore të Dakotës së Veriut, David Andahl i cili vdiq nga koronavirus në fillim të muajit të kaluar është emëruar fitues në zgjedhjet në vendin e tij të martën.
David Andahl u diagnostikua me Covid-19 dhe u shtrua në spital për trajtim, pas së cilës ai ndërroi jetë në 5 Tetor. Andahl ishte 55 vjeç kur vdiq, shkruan “The Independent” transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, rezultatet herët në mëngjes të mërkurën treguan se Andahl dhe një tjetër kandidat i GOP, Dave Nehring, ishin zgjedhur për të dy vendet nga rrethi i tetë i Dakota Veriore. Andahl mori rreth 36 përqind të votave. Andahl fitoi zgjedhjet e tij fillestare javë para se të sëmurej dhe mbeti në fletëvotim edhe pas vdekjes së tij sepse votimi i hershëm ishte tashmë në zhvillim e sipër dhe fletët e votimit nuk mund të ndryshoheshin.
Sipas zyrtarëve lokalë, rreth një e treta e votuesve me postë në Distriktin 8 kishin kthyer votat kur Andahl vdiq.
Një deklaratë e lëshuar më herët nga Prokurori i Përgjithshëm i Dakotës së Veriut Wayne Stenehjem tha:
“Votat e hedhura për një kandidat legjislativ të shtetit të zonës Bismarck duhet të numërohen dhe nëse ai zgjidhet do të krijonte një vend të lirë që të plotësohej.”
Z. Stenehjem tha se votat për Andahl duhet të numërohen, duke përmendur “rregullin amerikan”, që votat për një kandidat të vdekur ose të skualifikuar përfaqësojnë një zgjedhje nga votuesit.
Tani puna për të gjetur zëvendësimin e Andahl qëndron te partia Republikane, e cila do të mbledhë një komitet për këtë qëllim, megjithëse mund të ketë gjithashtu thirrje për një zgjedhje të veçantë që do të mbahet. / arbresh.info/
Pas aterimit në Beograd, arrijnë në Prishtinë 155 udhëtarët ...
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale