Udhëheqësit republikanë të Kongresit të SHBA thanë të martën se nuk do të ngrinin moshën minimale për blerësit e armëve, në një shenjë se një nga propozimet e presidentit Donald Trump nuk do të mund të shkojë larg në Capitol Hill pas një prej të shtënave më vdekjeprurëse në Florida.
Masakra e dytë më e keqe në shkollat publike amerikane ka ndezur debat kombëtar për të drejtat e armëve, në mesin e të cilëve edhe disa të mbijetuar nga sulmi i 14 shkurtit në Florida, transmeton portali arbresh.info
Disa prej atyre nxënësve vizituan ligjvënësit në Capitol Hill për të bërë më shumë presion në Kongres në kufizimin e armëmbajtjes.
Republikanët në Kongres i kanë hedhur poshtë këto përpjekje pas të shtënave të ngjashme në masë në të kaluarën dhe liderët e partisë thanë se ata nuk kishin gjasa të vepronin këtë kohë.
“Nuk duhet të ndalojmë armët nga qytetarët që respektojnë ligjin. Ne duhet të përqendrohemi në sigurimin që qytetarët të cilët nuk duhet të marrin armë në radhë të parë nuk i marrin ato armë”, k thënë Paul Ryan kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve.
Trump ka sugjeruar armatosjen e mësuesve dhe ngritjen e moshës minimale për të blerë pushkët gjysmë automatike nga 18 në 21 vjeç, por Ryan tha se Kongresi nuk ka gjasa të veprojë në asnjërën prej ideve./Arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...