Republikanët amerikanë kanë bllokuar tentimin e demokratëve për reformë zgjedhore në nivel kombëtar.
Reforma ndryshe ishte një prej prioriteteve të presidentit Joe Biden, shkruan cnn
Projektligji, që synonte të lehtësonte procesin e votimit për amerikanët, ka përfunduar me 50 vota për dhe 50 kundër tij.
Ky dokument është miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve në mars, mirëpo për të vazhduar tutje i janë dashur 60 vota në Senatin me 100 ulëse. /arbresh.info/