Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi një mandat për Komisionin Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri për të negociuar në emër të BE dhe të shteteve anëtare një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Republikën e Kirghistanit, shkruan arbresh.info.
“Marrëveshja e re do të mbështetet në marrëveshjen e partneritetit dhe bashkëpunimit në fuqi që nga 1999. Ajo do të pasqyrojë ambicien e BE-së dhe të Republikës së Kirghistanit për të marrë përpara marrëdhëniet e tyre dypalëshe,” thuhet në komunikatë për medie.
Partneriteti midis BE-së dhe Republikës së Kirghistanit bazohet në angazhimin e Republikës së Kirghistanit për të ndërmarrë reforma për të forcuar demokracinë, liritë themelore, sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
BE ka mbështetur Republikën e Kirgistanit në këto përpjekje nëpërmjet bashkëpunimit afatgjatë të zhvillimit, duke përfshirë mbështetjen për reformën e sistemit të saj zgjedhor.
BE pret që zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Republikën e Kirghistanit të kryhen në përputhje me detyrimet dhe angazhimet e saj ndërkombëtare në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente./arbresh.info/
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...