Vendet e NATO-s deri më tani kanë furnizuar Ukrainën me mjete të lehta ushtarake, edhe pse shumë të dobishme, si antitanket e tipit Javelin, që po shkaktojnë dëme të mëdha ushtrisë ruse.
Por vendimi i sotëm i Republikës Çeke shënon një hap para në furnizimet ushtarake drejt Kievit. Për herë të parë, një vend i NATO-s do të dërgojë tanke, specifikisht tanket sovjetike T-72, që njihen mirë edhe nga ushtria ukrainase.
Kanali publik çek ka treguar një tren të mbushur me mjetet e rënda, pjesë e një pakete ndihme që përfshin edhe mjete të blinduara BVP-1 dhe artiljeri të rëndë.
Vendimi i Pragës zyrtare në qarqet diplomatike shihet disi me shqetësim, sepse mund të jetë pretekst për një përgjigje të fortë të Kremlinit.
Pentagoni nuk e mbështet zyrtarisht dërgesën e tankeve në Ukrainë, jo vetëm nga frika për një zmadhim të konfliktit, por më shumë sepse nuk besojnë se mjete të tilla mund të jenë të dobishme, duke preferuar sistemet Javelin, për të cilët edhe sot ka miratuar një fond prej 100 milionë dollarësh për Kievin.
Ndërkohë Republika çeke dhe Sllovakia kanë deklaruar se ato janë të gatshëm të riparonin mjetet ukrainase në territorin e tyre, si pjesë e ndihmave konkrete shpesh herë e kërkuar nga presidenti ukrainas Volodymy Zelensky, transmeton a2cnn.
Përtej ndihmës Çeke, nuk duket sikur nga vendet e NATO do të ketë ndonjë furnizim i rëndësishëm mjetesh të rënda luftarake. Gjermania ka deklaruar dërgimin e disa mjeteve të blinduara, Britania e Madhe do të dërgojë vetëm ambulanca, ndërkohë që ideja e avionëve Mig nga Polonia u përjashtua, të paktën për momentin.
Ndërkohë, ekspertët ushtarak përllogarisin që ukrainasit shpenzojnë në një ditë të vetme, sasinë e armatimeve që i vjen nga miqtë e saj në një javë.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën