Republika Çeke i ka kërkuar Bashkimit Europian 25 ndërtesa modulare për të strehuar 50 mijë refugjatët ukrainas, sepse burimet e saj janë varfëruar, ka deklaruar ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan.
“Ne kemi kërkuar 25 kampe humanitare për 2000 refugjatë për çdo kamp”, tha ai, siç raporton agjencia e lajmeve CTK, transmeton portal arbresh.info
Zëdhënësja e repartit kryesor të zjarrfikësve, i cili ka një rol të madh në transportin dhe pritjen e refugjatëve, Pavla Jakubova, tha se “mundësia e akomodimit të refugjatëve është pothuajse e shteruar”.
Më shumë se 102,000 refugjatë ukrainas u raportuan në Republikën Çeke pas pushtimit rus më 24 shkurt, tha ajo, por numri i tyre aktual është sigurisht 200,000.
Vendi me një popullsi prej 10.7 milionë banorësh ka një komunitet ukrainas, të cilët kryesisht punojnë në ndërtim, si kujdestarë dhe ndihmës shtëpiak.
“Ne po mundohemi të sigurojmë më shumë kapacitete pritëse, por gradualisht jemi gjetur në një situatë ku mund të organizojmë vetëm pritje urgjente të refugjatëve”, tha Jakubova./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...