Kjo shënon herën e parë që një vend i NATO-s furnizon Kievin me mjete të rënda të blinduara, sipas mediave lokale
Republika Çeke ka dërguar tanke T-72 të prodhimit rus dhe automjete luftarake të këmbësorisë BVP-1 në Ukrainë.
Gazeta çeke Echo24 raportoi se tanket dhe automjetet e blinduara janë ngarkuar në trena dhe u nisën për në Ukrainë.
Gazeta shkroi se kjo është një dhuratë nga ushtria çeke, për të cilën Republika Çeke ra dakord me aleatët e NATO-s.
Ministria çeke e Mbrojtjes konfirmoi dërgesën pa dhënë detaje se çfarë përfshinte.
Lufta Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar, ndërsa Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Britania e Madhe, vendosën sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.
Të paktën 1.480 civilë janë vrarë në Ukrainë dhe 2.195 janë plagosur, sipas vlerësimeve të OKB-së, megjithëse shifra e vërtetë dyshohet të jetë shumë më e lartë.
Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, më shumë se 4,24 milionë ukrainas kanë ikur në vende të tjera dhe miliona të tjerë të zhvendosur brenda vendit./AA/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...