Partia e ekstremit të djathtë, lideri i së cilës kërkon që Çekia të largohet nga Bashkimi Europian, kërkon ndalimin e konsumimit të kebapëve dhe që nëpër dyer e xhamisë të vendosën kokë derrash, ka befasuar në zgjedhjet e fundit.
Potencialisht, kjo parti ka një shans të madh të ndikojë në mënyrën se si do të formohet qeveria e ardhshme, transmeton portali arbresh.info
Partia e Lirisë dhe Demokracisë së Drejtpërdrejtë (SPD), fitoi një valë ndjenjash të së djathtës në Europë në zgjedhjet që shkatërruan partitë më të vendosura politike dhe dukej të vënë dorë në pushtet për të moshuarin Andrej Babis.
SPD u krijua në 2015 nga Tomio Okamura, një sipërmarrës gjysmë japonez që bëri emër duke krijuar agjenci udhëtimi, përpara se t’i hyntë politike.
“Ne duam të ndalojmë islamizmin në Republikës Çeke dhe duam zero tolerancë ndaj migracionit”, tha Okamura para gazetarëve, i cili ka fituar rreth 10.7 përqind e votave.
Në lidhje me Bashkimin Europian, Okamura ka theksuar se “BE-ja nuk mund të reformohet”.
“Ajo po na dikton. Ne refuzojmë multikulturalizmin europian. Prandaj edhe mund të largohemi nag BE-ja”, tha Okamura në një debat para liderëve partiakë pak para hapjes së sondazheve.
Fitues i zgjedhjeve në Republikën Çeke është biznismeni i pasur, Andrej Babis, të cilit i duhet një partner për të formuar qeverinë./arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I