Brent Renaud, regjisor amerikan i vlerësuar me çmime, puna e të cilit është shfaqur në New York Times dhe media të tjera, është vrarë nga forcat ruse në Irpin, qytetin pranë Kyivit. Juan Arredondo, një fotograf amerikan, u plagos.
Renaud u godit në qafë dhe vdiq pasi u vu nën zjarrin rus ndërsa punonte në Irpin të dielën, sipas zyrtarëve të policisë lokale dhe burimeve të shumta ukrainase, raporton The Guardian.
Reporterja Jane Ferguson
Jane Ferguson, një reportere e PBS Newshour, e cila ishte afër kur Renaud u vra, shkroi në Twitter: “Sapo u largova nga vendi buzë rrugës pranë Irpin, ku trupi i gazetarit amerikan Brent Renaud shtrihej nën një batanije. Mjekët ukrainas nuk mund të bënin asgjë për ta ndihmuar atë në atë fazë. Oficeri i policisë ukrainase i indinjuar: “Thuaji Amerikës, tregoji botës se çfarë i bënë një gazetari”.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...