Matteo Renzi bën një rikthim politik, më pak se 5 muaj pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit të Italisë, duke rimarrë me lehtësi udhëheqjen e Partisë Demokratike në pushtet.
Ai ka regjistruar një fitore të thellë në zgjedhjet e brendshme partiake, që u mbajtën të dielën. Sipas rezultateve të pjesshme, Renzi ka marrë rreth 72 për qind të votave.
Rreth dy milionë anëtarë të partisë votuan, ndërkohë që rivalët në garë, ministri i Drejtësisë, Andrea Orlando, si dhe guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano, morën respektivisht 19 dhe 9 për qind.
Renzi, 42-vjeçar, dha dorëheqjen si kryeministër në dhjetor, pas një disfate të thellë në referendumin mbi reformat kushtetuese, që kishte si qëllim arritjen e më shumë efikasiteti në politikëbërje.
Ai u zëvendësua nga Paolo Gentiloni, ministri i tij i Jashtëm, por thuajse menjëherë filloi të planifikonte rikthimin.
Me zgjedhjet kombëtare që do të mbahen në maj të vitit 2018, sondazhet tregojnë se Partia Demokratike ka njohur rënie të mbështetjes, duke u renditur pas “Lëvizjes 5 Yjet”, që vë në pikëpyetje anëtarësinë e vendit në euro.
Aftësia e Renzit për të luftuar ngritjen e “5 Yjeve” mund të jetë thelbësore për të evituar një kërcënim ekzistencial për Eurozonën. Sidoqoftë, sistemi zgjedhor proporcional në Itali do të bënte që asnjë parti të mos merrte vende të mjaftueshme në Parlament për të qeverisur e vetme, me sa tregojnë sondazhet deri më tani.
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor