Google ADS

Rekord rastesh ditore me COVID-19 në Rusi

10:32 | 2 Tetor 2020
Arbresh.info

Rusia ka raportuar 9,412 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit, shifër kjo më e larta që nga 23 maji.

Arbresh.info transmeton se deri më tani në Rusi janë shënuar 1,194,643 raste pozitive me COVID-19.

Moska, vendi me numrin më të lartë të të infektuarve, ka shënuar 2,704 raste brenda 24 orëve të fundit. Gjithashtu janë raportuar edhe 186 viktima të reja duke rritur numrin e viktimave në 21,077, shkruan The Guardian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme