Rusia ka regjistruar rekord të ri të rasteve me Covid-19 në 24 orët e fundit me mbi 40.000 të infektuar.U shënua edhe numëri i lartë i viktimave.
Taks-forca qeveritare kundër koronavirusit raportoi 40.251 raste të reja e 1.163 viktima, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Rekordi i ri vjen pak ditë para se Rusia ta fillojë javën e pushimit, të miratuar nga qeveria me qëllim të uljes së shifrave rekorde të infeksioneve e viktimave, që janë shënuar në javët e fundit.
Gjendje të rëndë po përjetojnë edhe shtete tjera të Evropës Lindore e Juglindore. Ukraina, Bullgaria e Rumani gjithashtu kanë shënuar rritje të madhe të rasteve e viktimave.
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Bullgaria ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në botë për 100.000 banorë, ndërsa Rumania është në vendin e tretë./arbresh.info/
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës