“Trashëgimia e Gjelbër”, fushata në Etiopi, synon ripyllëzimin e vendit Etiopia ka shënuar një rekord të ri botëror duke mbjellë më shumë se 350 milionë pemë të reja brenda një dite.
Fushata e titulluar “Trashëgimia e Gjelbër” synon ripyllëzimin e vendit, për të parandaluar katastrofat mjedisore që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe procesit të shkretëtirëzimit. Nismës së gjelbër të shpallur nga kryeministri i vendit, Abiu Ahmed, iu përgjigjën të hënën miliona qytetarë. Nëpunësit e shtetit po ashtu u lejuan të shkëputen nga puna për të mbjellë fidanë të rinj.
Në përfundim të aktivitetit, autoritetet njoftuan se vullnetarët kishin mbjellë mbi 353 milionë e 633 mijë pemë në vetëm 12 orë. Deri në muajin tetor, Etiopia parashikon që të mbjellë rreth 4 miliardë fidanë të rinj në total. Shteti verilindor afrikan ka sipërfaqe drusore në vetëm 4 për qind të territorit, hapësirë e cila është zvogëluar me tetë herë krahasuar me 100 vite më parë. Vendi po vuan efektet e krizës klimatike, me degradim dhe gërryerje të tokës, shpyllëzim dhe përmbytje të përsëritura që kanë dëmtuar bujqësinë vendase. Nisma etiopiane e pyllëzimit të vendit ka frymëzuar lëvizje të ngjashme në mbarë botën, pasi mendohet se nëse do të rimbilleshin të gjitha pemët e prera në shekujt e fundit, do të parandalohej dy e treta e ngrohjes globale të shkaktuar nga gazrat e karbonit në atmosferë./oranews
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...