Google ADS

Rekord azilkërkuesish në Britani, kryesojnë shqiptarët

16:29 | 24 Gusht 2023
E.G

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar numin më të lartë të azilkërkuesëve në dy dekadat e fundit, duke arritur në një nivel historik.

Të dhënat bëhen me dije nga Ministria e Brendshme dhe përcillen nga gazeta britanike Daily Mail, e cila shkruan se aplikimet për azil kanë arritur në 78.768 deri në muajin qershor të 2023-shit, ose 19% më shumë se një vit më parë.

Listën e kryesojnë emigrantët shqiptarë me 11.790 aplikime, dhe se afro 7500 prej tyre kanë mbërritur Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Pas shqiptarëve,  renditen afganët, me 9.964 aplikime ose thuajse dyfishi i një viti më parë.

Sipas të dhënave ka pasur gjithashtu një rritje të madhe të numrit të vizave të punëtorëve të lëshuara në vitin e kaluar, krahasuar me 12 muajt e mëparshëm.

Statistikat e reja të publikuara nga Home Office tregojnë gjithashtu një rritje prej 63% të numrit të njerëzve që vijnë në MB me viza pune./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme