Google ADS

Regjistrohet tërmet me magnitudë 4 ballë në Turqinë perëndimore

16:41 | 26 Shtator 2021
Arbresh.info

Epiqendra e tërmetit ishte 21 kilometra larg rrethit Datça të Turqisë jugperëndimore, thotë agjencia e menaxhimit të fatkeqësive.

Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka ndodhur në Detin Egje sot herët, sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Agjencia e fatkeqësive tha në faqen e saj të internetit se tërmeti ndodhi 11,8 kilometra nën sipërfaqen e detit.

Epiqendra e tij ishte 21 kilometra larg rrethit Datça në provincën Muğla, e cila ndodhet në bregdetin jugperëndimor të Turqisë. /aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme