Regjistrohet shifra më e lartë e vdekjeve ditore nga koronavirus në Gjermani

13:13 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Gjermania sot ka regjistruar 261 vdekje tjera nga koronavirusi (COVID-19), shifra më e lartë ditore që nga muaji prill, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Robert Koch konfirmoi se këto fatalitete çuan numrin e viktimave në 11.767. Instituti tha se 86 për qind e vdekjeve të lidhura me koronavirusin janë persona të moshës 70-vjeçare ose më të vjetër.

Teksa vendi regjistroi rritje të shpejtë të viktimave këtë javë, numri i infeksioneve të reja është zvogëluar pak, pas imponimit të një bllokimi të pjesshëm që filloi më 2 nëntor.

Instituti sot raportoi 18.487 raste të reja, që është më pak se rekordi i 23.399 rasteve të regjistruara të shtunën.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn për televizionin RTL tha se ulja e rasteve të reja është një shenjë pozitive.

“Kjo është inkurajuese, por ende nuk është e mjaftueshme”, tha ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të mbajnë maska në vende publike, në përputhje me rregullat e distancës fizike dhe higjienës.

Autoritetet shëndetësore ishin të shqetësuara për personelin dhe kapacitetin për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të pacientëve me COVID-19, të cilët kanë nevojë për trajtim në njësitë e kujdesit intensiv.

Gjermania ka regjistruar 705.687 raste me COVID-19 deri më tani dhe ka numrin e pestë më të lartë të rasteve në Evropë, pas Francës, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme