New South Wales në Australi ka regjistruar sot 6.000 raste të reja me COVID-19, dhe ka konfirmuar rastin e parë të vdekjes nga varianti i ri i njohur si Omicron.
Vetëm një ditë më parë në këtë vend janë regjistruar vetëm 70 raste më pak krahasuar me ditën e sotme. E në spitale po shërohen 524 persona, përfshirë 55 në kujdesin intensiv, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e kësaj janë futur në fuqi masat e reja shtrënguese, përfshirë kufizimin – ku një person lejohet në dy metra katrorë kur janë në bare dhe restorante, vende këto që gjithsesi duhet t’ua kërkojnë klientëve certifikatën e vaksinimit.
E në Victoria sot janë raportuar 1.999 raste të reja dhe tri viktima të COVID-19. Shefi i shtabit në luftën kundër COVID-19, ka marrë gjenomin e omikronit për të bërë testime dhe të mësojë më shumë për përhapjen e tij.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë