Google ADS

Regjistrohet numri më i lartë i viktimave nga Covid-19 në Britani

19:41 | 13 Janar 2021
Arbresh.info

Mbretëria e Bashkuar sot regjistroi 1.564 vdekje të lidhura me koronavirusin e ri (COVID-19), shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i vdekjeve për shkak të koronavirusit të ri në Mbretërinë e Bashkuar tani qëndron në 84.767.

Shifrat qeveritare treguan gjithashtu se 47.525 raste të reja me COVID-19 janë zbuluar në vend gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin në 3.211.576.

Ndërkohë, kryeministri Boris Johnson u tha anëtarëve të parlamentit se ai është “i shqetësuar” për variantin e ri të virusit të zbuluar në Brazil dhe se Britania është “duke ndërmarrë hapa” për ta mbajtur atë jashtë vendit.

“Unë mendoj se është e drejtë të thuash që kemi ende shumë pyetje”, tha Johnson.

“Ne tashmë kemi masa të vështira […] për ta mbrojtur këtë vend nga infeksionet e reja që vijnë nga jashtë”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, ai premtoi se vaksinimet kundër koronavirusit do të bëhen 24/7, “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme