Prodhuesi dhe regjisori i filmave Roman Polanski tha se për të erdhi dita e mirë, pasi gjykata polake refuzoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ekstraduar atë pas akuzave për abuzim seksual, të vitit 1977, duke argumentuar se ekstradimi i tij nuk pranohet sepse gjyqësori amerikan ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme të drejtat e tij, transmeton arbresh.info.
Çështja e regjisorit, fitues i çmimit Oskar, tashmë 82 vjeç, që mban nënshtetësinë polake dhe franceze, mbetet ende një çështje e ndjeshme për opinionin publik, ndonëse kanë kaluar gati 4 dekada që nga publikimi i kësaj historie në publik, me disa që kërkojë ndëshkim për Polanskin dhe disa të tjerë që kërkojnë lirimin e tij nga akuzat me arsyetimin se kjo çështje është zgjatur shumë.
“Përfundimisht është një ditë e mirë për mua, ndihem i lehtësuar por i lodhur. Kjo më ka kushtuar shumë energji, shumë kohë, jam lodhur, kam harxhuar kohë që mund ta kalojë qetësisht me familjen time, me punën time. Më ka komplikuar jetën. Më ka kushtuar një vit kohë. Në moshën time, një vit kohë është shumë. Më kuptoni?”, tha Polanski në Krakov pasi gjykata refuzoi kërkesën e SHBA-ve.
Megjithatë vendimi ende nuk është publikuar ligjërisht në Poloni, pasi prokurori tha s e do ta apelojë atë. Polanski u shpall fajtor në vitin 1977 për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë me një vajzë 13 vjeçare gjatë një séance fotografimi në Los Angelos.
Pas arritjes së një marrëveshjeje, Polanski bëri vetëm 42 ditë burg. Ai fluturoi drejt Shteteve të bashkuara të Amerikës një vit më pas, pastaj udhëtoi drejt Britanisë dhe Francës, me mendimin se gjykata do ta anulonte vendimin, gjë për të cilën Polanski u dënua edhe me 5 vjet burg.
Në vitin 2009, Polanski u arrestua në Cyrih me një mandat arresti të lëshuar nga SHBA-të dhe u vendos në arrest shtëpie. Ai u lirua në vitin 2010 pasi autoritetet zvicerane vendosën të mos e ekstradojnë.
SHBA kërkuan sërish ekstradimin e tij, këtë herë nga Polonia pasi ai u shfaq në Varshavë në vitin 2014. Regjisori i famshëm jeton në Paris por zotëron edhe një apartament në Krakov, në jug të Polonisë. Pas largimit nga SHBA, Polanski ka fitua r një çmim Oscar si regjisori më i mirë i vitit për filmin “Pianisti”.
Tashmë 82 vjeçari gjendet në Poloni për xhirimet e filmit më të fundit “The dreyfus”, bazuar në një novelë të Robert Harris. Gjykata argumentoi në vendimin e saj se ekstradimi i Polanskit në SHBA do të bënte që ai të jetojë për një javë, ndoshta edhe për muaj të tërë në burg në kushte të këqija në një kohë që gjykimi ndaj tij vijon dhe kjo do të thotë shkelje e të drejtave të njeriut.
Nga ana tjetër, edhe vetë Samantha Geimer, viktima e abuzimit seksual, tha gjatë seancës se azili i gati 4 dekadave për Polanskin, ka qenë mjaftueshëm si dënim. /arbresh.info.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...