Google ADS

Regjionet e Spanjës prezantojnë rregulla të reja antiCovid-19

17:29 | 17 Gusht 2020
Arbresh.info

Katër regjione të Spanjës kanë prezantuar masa të reja kundër shpërndarjes së koronavirusit pas rritjes së numrit të të infektuarve.

Andaluzia, Galicia, Cantabria dhe Castile dhe Leon janë regjionet më të reja që kanë legjitimuar 11 rregulla të reja kundër COVID-19. Kurse La Rioja dhe Murcia janë dy regjione të cilat kanë filluar me masa të reja që nga e diela.

Arbresh.info transmeton se masat e reja kundër koronavirusit përfshijnë edhe mbylljen e klubeve të natës dhe kërkojnë nga restaurantet dhe baret që të mos pranojnë konsumatorë pas mesnatës dhe të mbyllen deri në ora 1 të natës.

Duhan-pirja në ambiente të hapura në vende publike është e ndaluar pasi pamundëson mbajtjen e distancës sociale.

Spanja është duke përjetuar një rritje të numrit të të infektuarve që nga largimi i izolimit, tre mujor, në muajin qershor. Deri më tani në Spanjë kanë vdekur 28,600 pacient të infektuar me koronavirus, raporton BBC./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme