Pas shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit që u shpall javën e kaluar, aeroplanët e regjimit sirian sulmuan rajonin Ghouta, duke vrarë tetë civilë.
Sulmi me raketa goditi qytetin e Arbinit në enklavën e Ghoutas Lindore rreth orës 11:30, thanë banorët.
Të paktën katër fëmijë dhe një grua ishin në mesin e të vdekurve, sipas mjekëve dhe Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Shefi i Observatorit, Rami Abdel Rahman tha se fluturimet e regjimit, apo aleatit rus kryen sulmin i cili gjithashtu plagosi së paku 30 njerëz.
Armëpushimi në Ghoutan Lindore u vendos të shtunën, ndërsa herë e parë ishte ndërmjetësuar nga Turqia në muajin maj.
Një korrespondent i AFP i cili vizitoi spitalin e qytetit të hënën të hënën pa të paktën pesë trupa të vegjël të hedhur në dysheme, dhe të mbështjellur me qarqafe të bardhë.
Një grupi mjekëve të rraskapitur po ecnin përmes korridorit të spitalit, pas punës së stërlodshme për trajtimin e pacientëve.
Prania e forcave ekstremiste dhe që kontrollojnë disa pjesë të enklavave ka komplikuar përpjekjet e armëpushimit.
Regjimi sirian dhe aleatët rusë e iranianë këmbëngulin që ekstremistët nuk mund të përfshihen në asnjë armëpushim.
Rusia tha të hënën se kishte ngritur dy pika kontrolli dhe katër poste vëzhgimi në Ghouta Lindore për të monitoruar armëpushimin.
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...