SNHR ka njoftuar se regjimi i Bashar Asadit në sulmet e ndërmarra në muajin korrik në “zonat jokonfliktuale” ka pëdorur të paktën 244 bomba fuçi
Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se regjimi i Bashar Asadit në sulmet e ndërmarra në muajin korrik në “zonat jokonfliktuale” ka pëdorur të paktën 244 bomba fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).
SNHR ka publikuar raportin mujor në lidhje me përdorimin e bombave fuçi nga regjimi.
Në raportin ku rikujtohet se Turqia, Rusia dhe Irani më 3-4 maj në takimin e mbajtur në Astana kanë përcaktuar 4 zona jokonfliktuale njoftohet se regjimi sirian brenda muajit të kaluar ka hedhur më shumë bomba fuçi në rajonin Dera që ndodhet brenda rajonit jokonfliktual në jug të vendit.
Ndër të tjera në raport vihet theksi se Dera ndiqet nga rajonet Suvejda dhe Hama të lidhura me Damaskun, ku në rajonet në fjalë janë përdorur të paktën 244 bomba fuçi.
Në raport rikujtohet se më 9 korrik ka hyrë në fuqi marrëveshja e armëpushimit të arritur mes SHBA-ve dhe Rusisë për pjesën jugore të Sirisë. Gjithashtu thuhet se pas kësaj date është shënuar një rënie e ndjeshme në rastet e vdekjeve por se shkeljet e armëpushimit nga regjimi i Asadit nuk janë ndalur.
Regjimi duke përdorur sistematikisht bombat fuçi ka “kryer krimin e vrasjes dhe ka shkelur nenin 7 të Statutit të Romës dhe ka kryer krim kundër njerëzimit” thuhet në raport.
Më tej në raport i bëhet thirrje Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) që të zbatojë sanksione serioze kundër regjimit, dhe theksohet se vendimet e KS-OKB-së kanë mbetur vetëm në fjalë duke humbur besueshmërinë dhe qëllimin e tij.
Ndër të tjera në raport ku kërkohet zbatimi i embargos së armëve ndaj regjimit në Siri kërkohet gjithashtu edhe gjykimi i personave dhe institucioneve që sigurojnë para dhe armë për regjimin e Asadit.
Regjimi preferon përdorimin e bombave fuçi për shkak të kostos së lirë dhe efektit të madh shkatërrues dhe shpesh herë duke vënë në objektiv territoret civile regjimi synon të shkaktojë humbje të mëdha të jetëve. Bomba fuçi sipas masës shpërthyese të mbushur brenda saj ka një rreze shkatërruese prej 50-200 metër katrorë.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...