Regjimi sirian merr në kontroll të plotë qytetin Homs

20:51 | 21 Maj 2017
Trina Galanxhi

Regjimi sirian ka deklaruar se ka rifituar kontrollin e plotë të qytetit qëndror Homs.

Evakuimi i rebelëve është bërë edhe nga zonat e fundit që mbaheshin nën kontrollin e tyre, transmeton portali arbresh.info

Që nga dhjetori rebelët kanë humbur bastionin e tyre të mëparshëm të Aleppos dhe gati të të gjitha zonave tjera që ata kontrolluan në Damask.

Evakuimi  i mbikëqyrur i rebelëve nga rrethi Waer ishte goditja më e fundit e kryengritësve nga trupat e regjimit të mbështetur nga aleatët e tyre rusë dhe iranianë.

Zonat e kontrolluara nga rebelët në Homs ishin kryesisht simbolike, pasi shumica e rebelëve ishin dëbuar nga qyteti gjatë vitit 2014.

Të shtunën janë evakuuar rreth 3 mijë të shpërngulur, duke përfshirë 700 rebelë.

“Nuk ka më armë ose njerëz të armatosur në Waer … mund të deklarojmë se Homs është një qytet i sigurt”, tha Guvernatori i qytetit, Talal Barazi, duke iu referuar rebelëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme