Qeveria siriane dhe rebelët kanë shkëmbyer të burgosurit të shtunën, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në ndërtimin mes palëve ndërluftuese në kuadrin e procesit të paqes të ndërmjetësuar nga Rusia, Irani dhe Turqia, ka deklaruar ministria e Jashme e Turqisë.
“Disa individë” u shkëmbyen njëkohësisht në veriperëndim të Sirisë, pranë qytetit të Al-Bab pranë Alepos, tha ministria duke e quajtur atë një “projekt pilot”, transmeton portali arbresh.info
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, i cili mbështetet në burimet në Siri, tha se 10 të burgosur nga çdo anë u shkëmbyen.
Rusia, Irani dhe Turqia po punojnë për të sjellë paqen në Siri nën atë që njihet si procesi i Astana.
Secili vend luan një rol kyç në konfliktin që filloi në mars 2011. Rusia dhe Irani kanë ndërhyrë në anën e qeverisë së Sirisë, duke siguruar mbijetesën e saj, ndërsa Turqia mbështet grupet rebele në Siri veriore për të parandaluar kurdët sirianë për krijimin dhe zgjerimin e territorit përgjatë kufirit të saj ./arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...