Regjimi i Koresë Veriore pritet të bie më shpejt sesa mendohet, por…

00:32 | 12 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një ish-punonjës  elitar i regjimit të Kim Jong-un, që ia doli të arratiset nga vendi, beson se dinastia e liderit të Koresë Veriore është ‘e paqëndrueshme’ dhe se ‘nuk do të ketë edhe shumë jetë’.

Ai vendosi të braktisë vendin pas ekzekutimit të Jang Song Thanx, xhaxhait të liderit suprem, trasmeton portali arbresh.info

Ish-punonjësi, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur për shkaqe sigurie, ka thënë për CNN se ‘regjimi i Koresë Veriore do të shembet brenda 10 vitesh’.

“Kim Jong-un gabon nëse mendon se mund të kontrollojë populline  tij dhe të mbajë regjimin duke ekzekutuar armiqtë. Në mesin e zyrtarëve të lartë ekziston një frikë e tmerrshme, sepse ata mendojnë se mund të kthehen në objektiv. Shoqëria do të vazhdojë të humbasë besimin, pasi ai ka dëshmuar se është në gjendje të vrasë këdo, pasi edhe vrau xhaxhain e tij”, ka thënë ai.

Ish-punonjësi elitar ka sqaruar se ka bërë një ikje të rrezikshme, duke lënë pas familjen e tij, me të cilët mendon se një ditë do të bashkohet.

Ai shtoi se regjimi komunist në Korenë Veriore nuk do të bjerë përderisa Kim Jong-un është gjallë, ndërsa ka theksuar se vrasja e diktatorit është zgjidhja e vetme.

Koreja Veriore ka ngitur tensionet me Japoninë, Korenë Jugore dhe vendet Perëndimore, pasi ka kërcënuar se do të kryejë testime të reja të raketave balistike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme