Regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, gjatë pesë viteve të fundit ka rrëmbyer së paku 1.916 refugjatë sirianë të cilët janë kthyer në atdhe, lajmëroi Rrjeti sirian për të drejtat e njeriut (SNHR), transmeton Anadolu Agency (AA).
SNHR shpalli raportin mbi numrin e refugjatëve sirianë në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2019, të cilët janë kthyer në atdhe, pas çka u përballën me arrestime dhe rrëmbime nga regjimi i Assadit.
Siç theksohet, në mesin e 1.916 civilëve, aq sa janë rrëmbyer në pesë vitet e fundit, gjenden 219 fëmijë dhe 157 gra, ndërsa 15 civilë vdiqën si pasojë e torturave të ndryshme.
Po ashtu theksohet se prej gjithsej 1.916 civilëve të rrëmbyer, 1.132 me dhunë janë rekrutuar pasi janë liruar.
I panjohur është fati i së paku 638 civilëve të cilët kanë qëndruar në burgjet e regjimit.
“Regjimi sirian vazhdon të jetë një kërcënim serioz dhe barbar. Refugjatët sirianë në asnjë mënyrë nuk duhet të kthehen në vendin e tyre”, porositet në raportin e SNHR-së .
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...