Regjimi i Bashar al Asadit i cili injoron marrëveshjen Asatana, me marrjen nën kontroll edhe të rajonit Jarjanaz të Idlibit me ndihmën e Iranit dhe Rusisë ka arritur të sigurojë kontroll në 35 vendbanimeve në 4 ditët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Që nga mbrëmë forcat e regjimit morën nën kontroll rajonin Jarjanaz dhe fshatrat Hirbet Marata, Ebu Defne, El-Hadise, Kefer Yasin, Salihiye, Darusselam, El-Falul dhe Babulin.
Në këtë mënyrë ka arritur në 35 numri i vendbanimeve të marra në kontroll nga forcat e regjimit të cilët kanë nisur një operacion tokësor me 20 dhjetor.
Në objektivin e sulmeve intensive ndodhen zonat qendrore të rajoneve Maarratunnuman dhe Serakib të Idlibit.
Ndaj sulmit që regjimi i Asadit ka filluar me qëllim përparimin tokësor, ofrojnë mbështetje grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani si dhe “Legjioni 5” i emëruar “Forcat Tigër” të kryesuar nga forcat speciale ruse.
Ndaj sulmeve tokësore theksohet se edhe Rusia ofron mbështetje ndaj forcave të regjimit me sulmet e saj ajrore.
– Situata në Idlib
Idlibi në veriperëndim të Sirisë, pothuajse që nga fillimi i luftës së brendshme ka qenë në cilësinë e kështjellës për opozitarët. Në mars të vitit 2015, opozitarët vendosën kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në 4 milionë për shkak të migrimeve të brendshme të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.
Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana, Idlibi dhe rrethinat përreth tij u shpallën zonë e deeskalimit. Por pasi forcat e regjimit shkelën shpeshherë armëpushimin e arritur, Turqia dhe Rusia më 17 shtator të vitit 2018 arritën një marrëveshje tjetër shtesë.
Forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve të tij vazhdojnë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes e cila u nënshkrua mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 në qytetin Soçi të Rusisë. Që nga ajo datë e deri më sot në sulmet e regjimit dhe Rusisë kanë humbur jetën mbi 1.300 civilë.
Ndërkohë që ka kaluar mbi 1 milionë numri i personave që kanë migruar kryesisht në afërsi të kufirit të Turqisë dhe vendeve të tjera që janë më të qeta në krahasim me rajonet ku sulmet janë intensive. Që nga fillimi i muajit të kaluar e deri më tani kanë migruar më shumë se 205 mijë civilë sërish në zonat pranë kufirit të Turqisë dhe në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, zona këto të cilat Turqia i ka pastruar nga terroristët.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...