Regjimi i Bashar al-Assadit ka hapur zjarr provokues ndaj pikës vëzhguese nr.8 të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK), transmeton Anadolu Agency (AA).
Avionët luftarakë të regjimit kanë hapur zjarr me mitralozë të rëndë afër pikës së vëzhgimit nr.8 që ndodhet në rajonin Maaretinuman, në juglindje të Idlibit.
Nga hapja e zjarrit thuhet se nuk ka patur ndonjë dëm.
Pika nr.8 e vëzhgimit në zonën Sirman ndodhet në veri të rajonit Han Shejhun që regjimi vendosi dje nën rrethim.
Regjimi me mbështetjen e Rusisë dhe grupeve të huaja terroriste me mbështetje iraniane që prej 10 ditësh po përparojnë në pjesën jugore të Idlibit.
Nga rajoni në fjalë që nga marrëveshja e nënshkruar për Idlibin më 17 shtator 2017 e deri më sot kanë migruar në vijën kufitare Siri-Turqi rreth 1 milion njerëz.
Burimet lokale theksojnë se numri i personave të zhvendosur mund të rritet në 1.5 milionë nëse sulmet përhapen edhe në rajonet Maaretinuman dhe Serakib.
Regjimi edhe më 19 gusht kreu një sulm ajror gjatë transferimit të autokolonës së TSK-së në pikën e vëzhgimit nr.9 që ndodhet në Morik, në jug të pikës së vëzhgimit nr.8, ku si pasojë e sulmit humbën jetën 3 civilë dhe u plagosën 12 të tjerë.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare