Refuzuan mbajtjen e maskës: Arrestohen në Amsterdam 6 pasagjerë spanjollë

18:03 | 4 Maj 2021
Trina Galanxhi

6 pasagjerë spanjollë që mbërritën në Amsterdam janë arrestuar në aeroplan pasi refuzuan të mbanin maska për tu mbrojtur nga koronavirusi

“Marechausse”,  dega e ushtrisë që monitoron kufijtë dhe aeroporteve në kuadër të detyrave të tyre policore, në rrjetet sociale njoftoi se gjashtë pasagjerë në aeroplan që mbërritën nga Spanja mbrëmë në aeroportin ‘Schiphol’ u arrestuan pasi refuzuan mbajtjen e maskës.

Ata u raportuan në policinë e aeroportit nga piloti i aeroplanit, i cili tha se udhëtarët injoruan kërkesat e përsëritura nga ekuipazhi për të mbajtur maskë.

Gjashtë shtetasit spanjoll aktualisht janë në paraburgim dhe do të merren në pyetje gjatë ditës./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme