Google ADS

Refuzoi t’ua bëjë tortën çiftit homoseksual, gjykata vendos në favor të bukëpjekësit

17:13 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Gjykata Supreme amerikane ka vendosur në favor të bukëpjekësit në Kolorado i cili refuzoi t’ua përgatitë tortën një çifti homoseksualësh.

Gjykata shtetërore në Kolorado kishte gjetur që vendimi i bukëpjekësit Jack Phillips për të refuzuar David Mullins dhe Charlie Craig në vitin 2012 ishte diskriminim i paligjshëm, transmeton portali arbresh.info

Por, Gjykata Supreme vendosi që ai verdikt kishte shkelur të drejtat e z. Phillips, me vota 7-2.

Phillips kishte cituar besimin fetar si arsye për refuzimin e shërbimit.

I krishteri konservator argumenton se “artistët krijues” kanë të drejtë të vendosin se çfarë shesin.

Mendimi i shumicës së Gjykatës Supreme shkroi se skenari i tortës ishte “një shembull udhëzues” i “zbatimit të lirive kushtetuese në kontekste të reja”.

Kolorado është një nga 22 shtetet që përfshijnë orientimin seksual në ligjin e tij kundër diskriminimit, i cili lejoi Z. Craig dhe Z. Mullins që të fitojnë rastin e tyre para Komisionit të Shtetit për të Drejtat Civile.

Por gjykimi i Gjykatës Supreme vendosi që komisioni i Kolorados kishte qenë i njëanshëm kundër z. Phillips.

Grupet e të drejtave të homoseksualëve kishin frikë se një vendim kundër çiftit mund të krijonte një precedent për trajtimin e martesave homoseksuale në mënyrë të ndryshme ndaj martesave heteroseksuale, por vendimi i Gjykatës Supreme në vend përqendrohet veçanërisht në rastin e Z. Phillips./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme