Një kosovar, 41 vjeç, i dha fund jetës së tij të mërkurën, duke u vetëvarur në bodrumin e gjykatës në Bordo të Francës. Ai kishte refuzuar të hipte në një aeroplan dy ditë më parë për t’u kthyer në Kosovë, shkruan gazeta franceze, Le Monde.
“Në moshën 40-vjeçare, duke preferuar ta mbyllin në një qeli të ndotur që kundërmon vdekje, sesa të kthehet në vendin e tij, nuk mund të imagjinohet” , tha një avokate e qytetit duke komentuar vdekjen e kosovarit më 15 dhjetor, në bodrumin e gjykatës së Bordosë.
Ai u vetëvar me lidhësen e kapuçit të xhupit të tij. Policia, pastaj zjarrfikësit, nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar. Quhej Fitim Uka. Ai ishte 41 vjeç. Ishte kosovar, shkruan Le Monde.
Sipas elementëve të parë të hetimit për gjetjen e shkaqeve të vdekjes të zbuluara nga Prokuroria e Bordosë pikërisht në ditën tragjike, 41-vjeçari do të gjykohej pasdite si pjesë e procedurës së paraqitjes së menjëhershme për shmangie nga ekzekutimi i urdhrit për largim nga Franca.
“Më 13 dhjetor, ai refuzoi të hipte në një fluturim për në Amsterdam, pastaj Prishtinë”, thotë avokatja e tij, Abraham Hervé Diompy. Klienti i saj nuk kishte dashur t’i nënshtrohej një testi PCR që kushtëzonte hipjen e tij në aeroplan, siç tregoi zyra e prokurorit të Bordos.
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...