Ukraina është e zhgënjyer nga kundërshtimi i Gjermanisë për armatosjen e Ukrainës dhe ka frikë se kjo mund të përkeqësojë marrëdhëniet midis Kievit dhe Berlinit, tha Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një intervistë me gazetën gjermane Welt am Sonntag.
Ukraina pësoi humbje katastrofike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe e vetmja përgjigje e përshtatshme ndaj perspektivës së një pushtimi të ri të Ukrainës nga Rusia është “të na lejojë të mbrohemi”, tha Kuleba, transmeton portal arbresh.info
“Për fat të keq, ukrainasit do ta mbajnë mend këtë refuzim për dekadat e ardhshme, gjë që si ministër i Jashtëm, më bën të ndihem keq. Unë dua që partneriteti ynë të lulëzojë, që popujt tanë të trajtojnë njëri-tjerin me ngrohtësi”, tha ai, duke shtuar se “Ukraina do të zhgënjehej edhe më shumë nëse përveç refuzimit për të na shitur armë mbrojtëse, Gjermania vendos të parandalojë të tjerët që ta bëjnë këtë”.
Ndërsa ministri e pranon apelin e Berlinit ndaj historisë në justifikimin e politikës së saj të jashtme, Kuleba tha se Ukraina nuk është nën asnjë lloj embargoje armësh dhe nuk ka planifikuar kurrë asnjë lloj veprimi ushtarak sulmues.
“Ne kemi qenë nën sulm që nga viti 2014 dhe e tëra që duam është aftësia për mbrojtur veten dhe për të shmangur një konfikt në shkallë të gjërë”, tha Kuleba.
Më herët, ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha se, pavarësisht kërcënimit të një pushtimi të plotë rus të Ukrainës, Berlini për momentin ka përjashtuar mundësinë e armatosjes së Kievit, duke shpresuar të shmangë çdo gjë që do të përshkallëzonte më tej tensionet aktuale ushtarake të shkaktuara nga Rusia.
Ndërsa edhe ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se Berlini mbështet Forcat e Armatosura të Ukrainës me ndihmë mjekësore dhe farmaceutike, por do të ndalojë së dërguari armë Ukrainës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tregoi në qershor 2021 se Ukraina po kërkonte të blinte pajisje ushtarake mbrojtëse gjermane, të tilla si varka patrullimi, pushkë, radio në terren dhe transportues të blinduar të personelit.
Në përgjigje, Heiko Maas, i cili ishte ministër i Jashtëm gjerman në atë kohë, tha se konflikti në Ukrainën lindore “mund të zgjidhej vetëm me mjete politike” dhe se “shitjet e armëve nuk do të bënin mirë”.
Sipas gazetes gjermane Bild, edhe ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka qenë kundër shitjes së armëve për Ukrainën, ndërsa i ka kërkuar edhe Holandës të bëjë të njejtën gjë./arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...