Një refugjate ukrainase nga Mariupoli ka deklaruar për BBC se ajo dhe disa të tjerë janë dërguar në Rusi, pavarësisht se ata e kishin bërë të qartë që nuk dëshironin të shkonin atje,
Duke folur në mënyrë anonime për programin Neëshour të BBC-së, ajo përshkroi se ishte ngarkuar në një autobus nga ushtarë të cilët thanë se do të ishin të sigurt, transmeton portal arbresh.info
Më vonë refugjatët kanë kuptuar se trupat ishin rusë dhe se autobusi po shkonte drejt Rusisë.
Ata u morën në një kolonë prej rreth 10 autobusësh, thotë ajo, të cilët udhëtuan për në një kamp refugjatësh në një qendër sportive në Rusi.
Aty u thanë se do të dërgoheshin në zona me depresion ekonomik në Rusi, ku nevoiteshin njerëz për punë.
“I vendosëm çantat në tokë dhe thamë ‘nuk do të shkojmë askund’”, shtoi ajo.
Ajo thotë se ajo dhe shoqëruesit e saj pritën derisa autobusët të niseshin, më pas blenë bileta treni për në Shën Petersburg dhe prej andej udhëtuan me autobus për në Talin në Estoni, ku ata planifikojnë të qëndrojnë derisa të ndalojnë luftimet.
“Rusia po tregohet jashtëzakonisht e pandershme,” pohoi ajo.
“Ata kanë standard të dyfishta. Nga njëra anë po na vrasin, ndërsa në anën tjetër po paraqiten sikur po përpiqen të na ndihmojnë”, tha ai.
Një zëdhënës i Kremlinit i ka thënë BBC-së se pretendimet se njerëzit po dërgohen në Rusi kundër vullnetit të tyre janë “gënjeshtër”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...